Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente

Madonna shuan 59 qirinjtë, por kërcen ende si një adoleshente. Ylli i muzikës pop festoi ditëlindjen në Borgo Egnazia të Puljas duke u shfrenuar ne notat e 'pizzica's se famshme, kërcimi tradicional i këtij rajoni.

E veshur me një fustan të zi dhe e shoqëruar nga dajret e duartrokitjet, Madonna performoi përballë miqve dhe familjareve në një vilë luksoze në Italinë jugore mbrëmjen e se martës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Imazhet e kërcimit i postoi me pas ne profilin e saj në instagram shoqëruar me shkrimin "jetë, dashuri, kërcim, familja".

Madonna zgjodhi të pushonte në jug të Puljas për të dytin vit radhazi, por këtë herë mori me vete edhe fëmijët. Gjyshërit nga babai të këngëtares ishin emigrantë nga qyteti i Pacentro-s në Abruzzo, e ndoshta kjo mund të shpjegojë lidhjen e veçantë të Madonnës me Italinë.