Aktorët Chris Pratt dhe Anna Faris, kanë deklaruar përmes rrjeteve sociale se përfundimisht janë ndarë.
“Ndihemi të trishtuar që po ju njoftojmë zyrtarisht se ne po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm një kohë të gjatë të mbajmë lidhjen tonë, por jemi me të vërtetë të zhgënjyer. Djali ynë ka prindër që e duan shumë dhe për hir të tij duam të mbajmë lidhjen në situate private ashtu si të jetë e mundur”, ka shkruar Pratt në Facebookun e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak më vonë, lajmin e kanë konfirmuar edhe për CNN.
“Kemi ende dashuri për njëri tjetrin, gjithmonë do të ushqejmë kohën tonë së bashku e do të vazhdojmë të kemi respekt të thellë për njëri tjetrin”, vazhdon tutje ai.
Çifti janë të martuar për 8 vjet së bashku dhe kanë një djalë.