Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ermal Mamaqi sërish në “luftë” me Arbana Osmanin: Prapë ti? Shtrigë!

Pothuaj gjatë gjithë sezonit televiziv, që nga tetori e deri në qershor, Ermali ka qenë në “luftë” të hapur me Arbana Osmanin, e cila për programet e saj “Dua të të bëj të lumtur” dhe Big Brother zgjodhi pikërisht të shtunën për transmetim, ditë në të cilën edhe Ermali kishte programin e tij “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Me sa duket Arbana do të rikthehet në sezonin e ri me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Duke qenë se historitë xhirohen kohë më parë se të transmetohen, Arbana tashmë ka filluar nga puna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një video ku shfaqet duke prezantuar në rrugë një nga ngjarjet që do të trajtojë në emision. Kjo është videoja e parë e postuar nga moderatorja që paralajmëron se në shtator do të shihni “Dua të të bëj të lumtur”.

“Rivali” i saj i së shtunës në televizionin Klan, Emral Mamaqi, nuk ka ngurruar të komentojë menjëherë. “Hë tani… prapë të shtunën e ke? Hë shtrigë”, i shkruan Ermali Arbanës në Isntagram, transmeton NOA.

Pavarësisht se janë kundërshtarët kryesorë në dy televizione të fuqishme, Ermali dhe Arbana mbeten miq të mirë.