Bebe Rexha, si një nga këngëtaret më aktive në skenën muzikore në Amerikë, së shpejti do të publikojë edhe projektin e ri muzikor.
Bebe, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, paralajmëroi edhe këngën e radhës, në të cilin ka bashkëpunuar me reperët e famshëm amerikanë, Gucci Mane dhe 2 Chainz . “That’s it” titullohet kënga e re, e cila kohë më parë u publikua në versionin audio ndërsa videoklipi i së cilës do të publikohet të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë të premte, That’s It’”, ka shkruar Bebe poshtë fotografisë, ku ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët e saj, Gucci Mane dhe 2 Chainz.
Bebe Rexha ditë më parë, performoi në skenën e festivalit modern “Europa Plus Live” në Moskë. “I got you” ishte kënga e parë që u këndua nga Rexha, duke mos munguar edhe këngët hite si “ Me myself and I”, dhe “The Way I Are”. Në mesin e publikut u panë edhe fansa të flaktë të këngëtares, të cilët përveç që këndonin këngët e Bebe Rexha, kishte prej tyre që edhe u përlotën.