Era Istrefi është gati për të lansuar këngën e re me videklip.
Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike “No I Love You”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në anglisht i këngëtares. Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules” gjenden në majë të top-listave botërore.
Përveç këtij projekti, Era Istrefi ka incizuar edhe dy këngë të tjera duke formuar edhe listën e plotë të albumit debutues në anglisht.
Bëhet e ditur, se këngët e reja titullohen “Sapphire” dhe “Home with you”, këngë këto, të punuara nga producentë të njohur me të cilët bashkëpunon këngëtarja për tregun botëror.