Viti 2019 do ta rikthejë në ekran të madh superheroinën "Wonder Woman", me realizimin e vazhdimit të dytë të këtij filmi. Lajmin e ka konfirmuar studioja filmike “Warner Bros”, shkruan Express i KTV-së.
"Wonder Woman" po rikthehet për më shumë aksion dhe aventura. Studioja filmike hollywoodiane “Warner Bros”, ka bërë të ditur të martën se 9 dhjetori i vitit 2019 do të shënojë rikthimin e super heroinës në ekran të madh. Rolin e saj e luan aktorja izraelite, Gal Gadot, dhe filmi, menjëherë pas shfaqjes nëpër kinema në muajin qershor, pati arritur të thyejë rekorde të shikueshmërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktorja Gadot do ta përsërisë rolin e Diana Princeit, por ende nuk është konfirmuar lajmi nëse regjisorja e vazhdimit të dytë do të jetë, Patty Jenkins.
"Wonder Woman" nga shfaqja nëpër kinematë botërore i pati arkëtuar rreth 780 milionë dollarë.
Studioja “Warner Bros”, në një deklaratë për media, nuk ka dhënë detaje të tjera sa i përket këtij vazhdimi të dytë të filmit "Wonder Woman", por vetëm e ka konfirmuar se 13 dhjetori i vitit 2019, do të jetë data e lansimit të tij.