Qyshkur e xhiroi një pjesë të videoklipit të saj në objektin kishtar ortodoks në Prishtinë - që nxiti reagime të komunitetit serb duke e cilësuar blasfemi vizuelizimin e këngës “E dehun”- suksesi i Era Istrefit jo rrallë është shoqëruar edhe me telashe, shkruan sot Koha Ditore.
Në shkurt të këtij viti, publikimi ilegal i një pjese të këngës së re “Redrum” të artistes që përfaqësohet nga kompania e njohur amerikane “Ultra Music”, përfundoi në polici. E të premten, ajo është bërë pjesë e lajmeve ditore për shkak të anulimit të një performance në Rusi, pas kërcënimeve që kishte marrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë fotografi e Era Istrefit - imazhi me të cilin mbahet mend hiti i saj “BonBon” që e shndërroi këngëtaren kosovare në sensacion brenda natës - është publikuar në ballinën e uebfaqes zyrtare të festivalit muzikor “Europa Plus Live”. Por këngëtarja nga Kosova nuk do të këndojë në festivalin që mbahet në stadiumin “Luzhniki Stadium” në Moskë.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.