Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ledri dhe Buta shtyjnë publikimin e këngës, për shkak të aksidentit tragjik në Prishtinë

Këngëtari i famshëm nga Prishtina, Ledri Vula ka shtyrë lansimin e këngës “Mbi Re”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Butën, si shenjë respekti për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Këngëtari këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjetit social, ku ka shkruar se do të shtyhet lansimi i këngës “Mbi Re”, në shenjë respekti për viktimat e aksidentit që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një tjetër në gjendje të rëndë, si dhe për tragjedinë në resortin turistik në Velipojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shkruar se, “jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera “Mbi Re” shtyhet nesër (e shtunë) në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. #Ngushllime”.

{gallery}