Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elina Duni cilësohet krenari kombëtare e disa shteteve

Prishtinë, 28 korrik- Jazz këngëtarja shqiptare Elina Duni, e ka vulosur edhe një herë namin botëror, duke u përfshirë në mesin e fituesve të çmimit të rëndësishëm muzikor që ndahet në Zvicër. Ajo është njëra nga pesëmbëdhjetë fituesit e “Swiss Music Prize”, që ndahet nga Zyra Federale e Kulturës dhe u dedikohet muzikantëve të zhanreve të ndryshme.

E fituesi kryesor i “Swiss Grand Award for Music” do të shpallet më 22 shtator gjatë ceremonisë në “Kaserne Basel”, një qendër e njohur e teatrit, muzikës e arteve të tjera skenike në qytetin zviceran. Sivjet është edicioni i katërt i kësaj ceremonie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Elina Duni nuk është as shqiptare, as zvicerane. Ajo është krenari kombëtare, në disa shtete. Elina është një përzierje e melankolisë dhe e guximit, e kur ajo del në skenë për të kënduar himne mërgimi, sjell vrazhdësinë e vendit që ajo nuk e ka lënë kurrë”, ka shkruar gazetari i muzikës Arnaud Robert, duke arsyetuar përfshirjen e Dunit në këtë listë, bashkë me Jojo Mayer, Tobi Tobler, Helena Winkelman, Pascal Auberson, Andes Bosshard, Albin Brun, Christophe Calpini, Vera Kappeler, Jurg Kienberger, Patricia Kopatchinskaja, Gregoire Maret, Peter Scherer, Endo Anaconda, Helena Winkelman, Jurg Wyttenbach.

Sipas përshkrimit në uebfaqen zyrtare, për çdo vit Zyra Federale e Kulturës cakton një ekip dhjetë anëtarësh që përbëhet nga gazetarë të muzikës, muzikantë dhe ekspert të muzikës. Detyra e tyre është të përzgjedhin kandidatë nga të gjitha pjesët e Zvicrës dhe të secilës fushë muzikore, dhe t’i prezantojnë emrat e përzgjedhur tek juria (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}