Showbiz

Remi rikthehet me këngën “Babai im”

Kanë kaluar hiç më pas se 25 vjet që nuk jeton në Kosovë, dhe po kaq vjet që nuk është pjesë e grupit, në të cilin kishte qenë bashkëthemelues, “Fisnikët”.

Por, pavarësisht kësaj, Remzi Halimi, asnjëherë nuk iu largua pasionit të tij, muzikës.

Ndonëse me pauza të herëpashershme, këngëtari gjatë kësaj kohe ka qenë aktiv, duke shkruar e kompozuar.

Rikthimin më serioz në skenë e pati me albumin e titulluar “Kujtimet” të publikuar 5 muaj më parë, për t’i lënë radhë më pas këngës me videoklip “Babai im”.

Sikurse në projektet e mëhershme, këngëtari edhe në këtë të fundit trajton një temë të caktuar. Këtë herë flet për babanë e ndjerë dhe mungesën që ka për të.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar vetë këngëtari, derisa për videoklipin ka punuar me disa miq nga Suedia.

Pas kësaj, Remi ka bërë të ditur se është duke punuar shumë për disa projekte, që do të vijnë në vazhdim, përfshirë këtu edhe albumin e dytë.

Kur jemi tek albumi i dytë, këngëtari për “Express Summer” bëri të ditur se në të do të jenë të përfshira edhe disa këngë në suedisht.

Një këngë për të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë, do të publikohet muajin e ardhshëm.