Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katër këngëtare shqiptare ne festivalin e Moskës

Tiranë, 27 korrik – Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më modern të muzikës “Evropa Plus” në Moskë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky lajm është bërë i ditur nga posteri zyrtar i festivalit, qe ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”.

Festivali do te zhvillohet me 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë.