Genta Ismajli, Albatrit Muçiqi, Ledri, Buta, janë këngëtarët që tashmë janë gati për të lansuar projektet e reja muzikore. Për më shumë detaje ndjekim një bllok të materialeve, raporton Express Summer.
Në këtë sezon veror kur skena muzikore është vërshuar nga këngë e videoklipe, disa këngëtarë ende janë duke punuar për realizimin e projekteve të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGenta Ismajli pas gati një viti, po i rikthehet skenës muzikore. Ajo është gati, dhe do të sjellë dy projekte, njërin në bashkëpunim, ndërsa tjetrin solo.
“Po du me t’pa”, është kënga që fillimisht do të lansohet nga Genta dhe është në bashkëpunim me Albatrit Muçiqin dhe titullohet “Nurteel”.
Bëhet e ditur se kënga është ritmike verore, dhe tashmë kanë përfunduar xhirimet e videoklipit, i cili është realizuar në Mal të Zi.
Ndryshe, Genta Ismajli sapo ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit tjetër, e që janë bërë në bregdetin shqiptar nga “Max production”.
“Dy dashnitë” titullohet kënga në të cilën Genta vjen e vetme. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar MUMA, me të cilin kishte bashkëpunuar në këngën e fundit “Squat Baby”.
Duket se kjo verë do t’i takojë Ledri Vulës. Reperi pas dy këngëve që publikoi gjatë kësaj vere, dhe u mirëpritën nga publiku, është gati edhe për projekte të reja. Vula do të bëhet bashkë me reperin e ri, Butën, për të sjellë këngën e radhës. Tashmë është konfirmuar nga vetë menaxheri i tyre, Faton Shoshi, i cili ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shihet bashkë me të dy reperët, me mbishkrimin, “Sene t’reja po vijnë”.
Në anën tjetër, ai që ka ngjallur reagime është një koment i Flori Mumajesit bërë Ledri Vulës, “Nallane4. E di vetë ti”, kjo erdhi pas komentit mbështetës nga reperi për këngën “Nallane 3”. Kjo na bën të dyshojmë se në “Nallane 4” do të përfshihet Ledri.
Sido që të jetë, Flori dhe Ledri tashmë njihen për miqësinë e tyre dhe dy bashkëpunimet e suksesshme, “Ajo nuk ma la” dhe “Beautiful”.