Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Capital T dhe Ardian Bujupi bëhen bashkë, nisin xhirimet e klipit

Vera 2017 duket se do të cilësohet si vera e bashkëpunimeve në muzikë. Pothuajse të gjitha këngët janë në bashkëpunime, derisa të pakta janë ato që vijnë si solo.

Bashkëpunimi i radhës në skenën muzikore në vend, do të vijë nga hip hop artisti i njohur Capital T dhe këngëtari Ardian Bujupi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas burimeve të “Express Summer” i KTV-së, të dy artistët tashmë kanë përfunduar pjesët e këngës, derisa pritet që të realizohet edhe videoklipi. Mësohet se xhirimet e klipit do të nisin sot në një nga qytetet në Zvicër.

Ky është edhe bashkëpunimi i parë ndërmjet Capital T dhe Ardian Bujupit.

Se çfarë do të sjellë kjo dyshe, mbetet të presim, ndërsa për informacione të reja rreth këtij projekti, “Express Summer” do t’ju mbajë të informuar...