Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa do të lansojë edhe një këngë para publikimit të albumit

Vetëm 21 vjeç, Dua Lipa është duke mbajtur turneun e saj të parë në Amerikën Veriore, ndërsa edhe disa muaj do të lansojë albumin e saj debutues.

Në një intervistë për “Teen Vogue” këngëtarja shqiptare ka zbuluar se do të lansojë edhe një këngë para se të publikojë albumin e saj të parë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam gjithnjë e më e emocionuar sa më afër ditës së publikimit të albumit. Do të lansojë edhe një këngë dhe do të ketë edhe bashkëpunime në album, por kjo është e tëra që mund të them. Vërtet dua të ju tregoj edhe më tepër gjëra, por po mendoj se 13 prilli do të jetë shou im i fundit para se të publikoj albumin, prandaj mendoj se atëherë do të bëj njoftimin”, ka thënë Dua Lipa.

Albumi i saj i parë do të lansohet më 2 qershor.