Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era Istrefi për Forbes zbulon ndikimin e Rihannas në karrierën e saj

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi në një intervistë ekskluzive për Forbes ka folur për ndikimin që ka pasur në karrierën e saj Rihanna, me të cilën edhe është krahasuar nga fansat.

Ajo thotë se dëshiron të jetë si Rihanna, pasi ylli nga Barbadosi nuk e merr jetën shuam seriozisht dhe kënaqet me jetën e saj si një person normal, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sinqerisht dua të bëhem si Rihanna sepse ajo nuk e merr jetën aq seriozisht, ajo kënaqet me jetën e saj si një person normal. Perfeksioni dhemb”, është shprehur ylli i “BonBon” për Forbes.

Kur është pyetur se në çfarë niveli është ajo me Rihannën, Era është përgjigjur se është mjaft larg, dhe nuk e krahason veten me të, por e pranon se ka pasur një ndikim të madh në karrierën e saj.

“Ndjej se jam në kapitullin 2, përderisa ajo është në kapitullin 20, prandaj nuk e krahasoj veten me të. Audienca dhe fansat na kanë krahasuar, duke thënë se kemi zë të ngjashëm dhe krijojmë atmosferë të njëjtë, gjë që vërtet më pëlqen sepse ajo ka qenë një ndikim shumë i madh në botë dhe jam rritur duke e dëgjuar atë. Ndikimi i saj më ka prekur dhe është pjesë e rritjes sime. Por, duhet të vazhdoj, nuk mund ta mposht përvojën, kjo do të merr kohë”, është shprehur ajo.