Kur Justin Trudeau vizitoi Uashingtonin dhe disa vende të Europës, më shumë se çfarë tha ai në këto takime, mediat (sidomos ato rozë) u përqendruan tek reagimi dhe veprimet e bashkëbiseduesve të kryeministrit kanadez, transmeton tch.
Të shumtë janë ata që kanë ende të freskët në kujtesë shikimin e Ivanka Trump ndaj shefit të ekzekutivit kanadez, apo reagimin e Angela Merkel gjatë bisedës me të.
Sot 45-vjeçari gëzon një formë të mirë dhe hijeshi, ndryshe nga shumë politikanë tradicionalë. Dhe pikërisht për shkak të “efekteve” që shkakton tek udhëheqësit që takon, pjesa më kureshtare e internetit është vënë në lëvizje dhe ka rrëmuar në të shkuarën e kryeministrit.
Imazhet e gjetura po përhapen me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.
{gallery}
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo