Mungesa e ujit të pijshëm dhe të pastër në Burundi, që njihet si “Zemra e Afrikës”, është pika kryesore.
Burundi është shtëpi për një numër të madh të popullsisë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, e si pasojë e kësaj vuajnë nga një epidemi që u merr jetën çdo vit qindra fëmijëve e të rriturve, shkruan People, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFondacioni i këngëtares Beyonce, BeyGood, së bashku me UNICEF-in, janë duke marrë një hap të madh drejt përmirësimit të kushteve në këtë vend, dhe të sigurojnë ujë të pijshëm për ta.
Faza e parë përfshinë ndërtimin e puseve të pajisura me pompa dore, edukimin mbi higjienën dhe përmirësimin e ujit dhe kanalizimeve nëpër objekte shkollore.
Beyonce ka thënë se është përkushtuar e tëra për t’i ndihmuar sa më shumë këtyre njerëzve, e sidomos fëmijëve.