Lionel Messi do të martohet në mbrëmjen e së premtes.
Konsiderohet si ngjarja më e madhe e vitit 2017, kur Lionel Messi dhe e dashura e tij Antonella Roccuzzo, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse dasme e yllit argjentinas do të ketë vetëm 260 të ftuar, në mesin e tyre nuk do të mungojnë shumë futbollistë të njohur që janë edhe miq të pesë herë futbollistit më të mirë të botës.
Siç raporton e përditshmja argjentinas La Nacion në ceremoninë e martesës, Messi ka ftuar edhe ish-futbollistin e Real Madridit, Angel Di Maria, që e ka edhe shok në kombëtaren “Albiceleste”, transmeton Kosovapress.
Të ftuar të tjerë janë edhe Sergio Aguero i Manchester Cityt, Cesc Fabregas i Chelseat, shokët e ekipit, Luis Suarez e Gerard Pique, si dhe braziliani Ronaldinho.
Në dasmën e 30-vjeçarit do të mungojë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona.