Showbiz

“Spider-Man” arriti me shumë stil në premierën botërore të filmit

“Spider-Man: Homecoming”, që është vazhdimi i parë në serinë e filmave me superheroin merimangë, i cili përfshihet më thellësisht në universin e filmave Marvel.

Duke arritur mbi qilim të kuq i ulur mbi tavanin e veturës dhe me një telefon në dorë, me të cilin realizonte fotografi “selfie”, superheroi merimangë bënte truqe akrobatike dhe u takua me adhuruesit e mbledhur me këtë rast, si dhe pozoi për fotografët e shumtë, para se të hynte brenda në veturë, dhe pastaj të dilte si aktori protagonist Tom Holland, i cili i ngjasonte një ylli të vërtetë, i veshur me kostum të zi, transmeton emisioni Express në KTV.

Holland është aktori i tretë që e portretizon personazhin e Peter Parker-it dhe Spider-Manit, pas yjeve Tobey Maguire dhe Andrew Garfield. Por në këtë vazhdim, Holland luan krahas aktorit Robert Downey Jr. i cili e luan rolin e Iron Manit në filmin e studios Disney.

Përveç personazhit të famshëm të aktorit Robert Downey Jr., filmi po ashtu e sjell para publikut personazhin e Happy Hogan që në ekran portretizohet nga aktori Jon Favreau, i cili ishte pjesë e filmit të parë "Iron Man", regjinë e së cilit e kishte bërë vetë ai.

"Spider-Man: Homecoming" do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 7 korriku.