Pas një jave intensive promovuese, 96 orëve transmetim live dhe përpjekjes për t’i sqaruar problemet me yllin Taylor Swift, këngëtarja Katy Perry arriti ta shënojë suksesin e radhës në karrierën e saj, që është debutimi më albumin e saj të ri "Witness" në pozitën e parë të top listës së 200 albumeve më të mira në Amerikë, raporton Express i KTV-së.
"Witness", përmes këngëve të të cilit, Perry prek tema të politikës, arriti t’i shesë gjithsej 162.000 kopje dhe këngët e tij janë shkarkuar më shumë se 19 milionë herë online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurneu promovues i Perryt po ashtu i përfshiu disa performanca të shkëlqyera të yllit, intervista dhe një transmetim 24 orësh, që zgjati gjithsej katër ditë në YouTube, para se albumi të lansohet për publikun e gjerë.
Perry u bë solo artistja e dytë femër, e cila arriti ta kryesojë këtë top listë, pas kampiones së javës së kaluar, Halsey, e cila debutoi e para me albumin e saj të ri "Hopeless Fountain Kingdom".
Ndër lansimet e reja të cilat këtë javë arritën të pozicionohen në top dhjetëshen e toplistës Billboard janë: këngëtarja e muzikës hip hop SZA, e cila me albumin e ri "CTRL" arriti të pozicionohet në vendin e tretë, grupi i muzikës country Lady Antebellum me albumin "Heart Break" u pozicionua në vendin e katërt dhe rok bendi Rise Against me albumin e ri “Wolves” u rendit në pozitën e nëntë të kësaj liste.