Showbiz

Arta, energjike edhe këtë verë

Për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet ajo vazhdon të jetë aktive si solo -këngëtare në skenën e muzikës R&B në vend.

Pas një pauze prej dhjetë muajsh, ajo është rikthyer duke sjellë këngë të përbashkët me njërin nga reperët më atraktivë vendas, Mc Kresha, raporton Express i KTV-së.

Teksti i këngës “Asaj”, thotë Arta Bajrami nuk ka elemente eksplicite, por theksoi se është një revoltë momentale e një femre ndaj partnerit të vet.

Edhe me këtë këngë Arta vazhdon t’i qëndrojë besnike zhanrit R&B.

Këngëtarja prishtinase, pas projekti muzikor me MC Kreshën, pritet t'i realizojë edhe dy këngë tjera të reja.

Këngëtarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, për “Express Pink” nuk hezitoi të fliste për jetën e saj private.

Ajo theksoi se është më energjike se kurrë më parë në këtë sezon të verës. Krahas angazhimeve me projektet muzikore, Arta do të jetë e pranishme në shumë koncerte verore.