Daniel Day-Lewis ka thënë dorëheqje nga profesioni i aktorit, vendim që ka befasuar botën filmike në Hollywood.
Aktori legjendar, i cili është i vetmi person që ka fituar tre çmime Oscar për aktorin më të mirë, ka konfirmuar tërheqjen në një komunikatë të shkurtë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli britanik, i cili mori hov drejt famës me filmat si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”, nuk ka zbuluar arsyen e pensionimit të befasishëm, transmeton Koha.net.
“Daniel Day-Lewis nuk do të punojë si aktor. Ai është falënderues ndaj të gjithë bashkëpunuesve dhe audiencës gjatë tërë këtyre viteve. Ky është një vendim privat dhe as aktori apo përfaqësuesit e tij nuk do të komentojnë për këtë gjë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Leslee Dart, përfaqësues ligjor i aktorit.