George dhe Amal Clooney nuk kursehen aspak kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë e tyre, si dhe për mbajtur larg paparacët nga dy binjakët, Ella dhe Alexandër, të cilët erdhën në jetë më 7 qershor.
Burimet pranë çiftit kanë thënë se prindërit e rinj kanë angazhuar një eskortë për të ndjekur hap pas hapi binjakët edhe në shtëpi. Gjithashtu ata kanë shtuar se për sigurinë e tyre kanë shpenzuar plot 3 milionë dollarë për aparatura të tilla si: sensorë lëvizjesh e lazera për të mbrojtur vilën në Berkshire.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu George dhe Amal kanë punësuar edhe një grup truprojash, të cilët do të ruajnë ditë e natë të gjithë perimetrin e rezidencës, duke i kushtuar çiftit 300 mijë dollarë në vit.