Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Asim Gashi pas “Mirëmbrëma” vjen me projekt ritmik

Pak ditë pas lansimit të këngës “Mirëmbrëma”, këngëtari Asim Gashi ka promovuar këtë këngë në “Express” të KTV-së dhe ka deklaruar se është duke punuar në një projekt të ri për sezonin e verës.

Gashi, që u bë i njohur me ripërpunimet e këngëve të vjetra shqipe, ka thënë se nuk do të ndalet me realizimin e ripërpunimeve, por ka shtuar se shumë shpejt do të vijë me një projekt ritmik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam duke punuar në një projekt ritmik për më vonë”, ka thënë ai duke mos dashur të japë më shumë detaje.