Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora vallëzon Vallen e Rugovës në Tiranë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qëndruar në Tiranë këto ditë, ku përmes rrjeteve sociale ajo ka treguar se do të jetë pjesë e një ceremonie martesore.

Ora gjatë mbrëmjes së kaluar ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Snapchat”, disa fotografi dhe video me familjarët e saj në dasmën e kushërirës Amantina Tolaj në Tiranë, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fotografi ajo shihet me nënën e saj Vera Sahatçiu, motrën Elena, babanë e saj dhe shumë familjarë tjerë.

Ora ka shpërndarë disa fotografi gjatë përgatitjes së saj dhe më pas edhe atmosferën që po mbahej nga kjo dasmë.

Ajo nuk e ka lënë anash as vallen e Rugovës, ku shihet duke vallëzuar bashkë me mysafirët tjerë.

Para pak orësh, Rita Ora ka njoftuar se pas vizitës së shkurtër në Tiranë ajo është duke u kthyer në Los Angeles.

{gallery}