Ariana Grande ka planifikuar të mbaj një koncert më 4 qershor, koncert bamirës për 22 viktimat që vdiqën në koncertin e saj në Manchester.
Koncerti do të transmetohet live nga televizioni BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç këngëtares 23-vjeçare Ariana Grande, në koncert do të marrin pjesë edhe shumë yje të njohura, ndër ta janë Usher, Pharell, Miley Cyrus, One Direction, Justin Bieber, Coldplay dhe Katy Perry.
Të ardhurat nga ky koncert, do të shkojnë në fondin e emergjencës “We Love Manchester”.
Në sulmin në Manchester vdiqën 22 persona në mesin e të cilëve ishin 8 fëmijë, ndërkaq mbetën të lënduar mbi 100 tjerë.