Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olen Cesari i bashkohet Alban Skenderajt në koncertin madhështor në Prishtinë

Kohë më parë kantautori Alban Skenderaj, paralajmëroi koncert madhështor në Prishtinë. Në koncertin e organizuar nga banka ProCredit më 1 qershor në oborrin e Bibliotekës Kombëtar marrin pjesë mbi 30 muzicientë nga Tirana.

Redaksia ka mësuar se performancës së kantautorit Skenderaj në Prishtinë i bashkëngjitet edhe Olen Cesari, mjeshtri i violinës që nga kritika konsiderohet si ‘Paganini i ri’, ‘Virtuozi i Violinës’. Ai ka ndarë jetën e tij profesionale dhe atë të karrierës në mes të dy vendeve, atë të Shqipërisë dhe Italisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alban Skenderaj kohë më parë ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e fituesit të Voice of Albania 2017 - Klint Çollaku, deri sa në një postim të tij në rrjete sociale, kantautori Skenderaj paralajmëroi edhe pjesëmarrjen e Olen Cezarit në koncertin e tij.

‘Me mikun tim Olen Cesari i cili mbas një super suksesi me koncertin tij qe beri dy nete "Sold Out" ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane kthehet si ftuari im special ne Koncertin Recital te Prishtinës me date 1 Qershor. #TingujEDitaritTim’, ka shkruar Skenderaj në profilin e tij në Facebook.

Alban Skenderaj do të perfmojë këngë origjinale të me një numër të muzicientëve profesionistë në instrumente të ndryshme. Artisti ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së artistëve tjerë të vendit, që për shumë vite bashkëpunuan me të.

Po të njejtën ditë banka ProCredit, ndër të parat e themeluara në Kosovën e pasluftës, sjellë edhe një numër të aktiviteteve tjera argëtuese për të gjitha grupet e moshave në Kosovë.

Programi i përgatitur enkas, në ora 19:30 fillon me organizimin e lojërave argëtuese për fëmijë duke vazhduar me performancën e shumëpritur të Alban Skenderajt me mysafirë, dhe me shfaqjen e fishekzjarreve të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Pjesëmarrja është e hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit.