Edhe pse ka më pak se një muaj që ka publikuar këngën më të re, këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu është duke xhiruar klipin e projektit më të ri.
Koha.net merr vesh se Sabri Fejzullahu ka bashkuar forcat me produksionin e njohur “PROVSM” për klipin e radhës i cili pritet të vijë gjatë javës së ardhshme. Visar Loku është regjisori i klipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTitulli i këngës mësohet që është “Albaneze” dhe tema e saj lidhet me femrat shqiptare.
Kënga e re e Fejzullahut vjen pas “Tradhtar” që u lansua në fillim të majit e që pati sukses të madh.