Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

DiCaprio në lidhje me Bella Hadid?

Leonardo DiCaprio di mirë se si ta shijojë jetën e tij si një beqar. Protagonisti i “The Revenant” është fotografuar duke u shoqëruar me disa femra të ndryshme që nga ndarja e tij me modelen Nina Agdal.

Së fundmi, ai është fotografuar me Bella Hadid, e cila ka ndaluar pranë tavolinës së tij në “amfAR” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

DiCaprio është fotografuar teksa po bënte një bisedë të ngrohtë me Hadid, e cila ishte veshur me një fustan që nxirrte në pah kurrizin e saj. Në një moment, Hadid është fotografuar teksa vendos dorën tek shpatulla e aktorit.

Kaq është dashur që mediat të spekulojnë për një ngacmim mes dyshes edhe pse deri tani mbetet në kuadrin e një thashetheme.

{gallery}