Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vera 2017, ‘Pa hite të mëdha’!?

Vera po vjen dhe këngëtarët si zakonisht aktivizohen në këtë periudhë. Por, nga ajo që për momentin po shihet, kush premton më shumë për verën 2017? Nga kush mund të presim hite dhe kush do t’i mungojë skenës?. Të gjitha këto mund t’i ndiqni në storien e përgatitur nga Express i KTV-së.

Majk, Ledri Vula, Besa Kokëdhima, Gili, Mozzik, Capital T e Zanfina Ismaili janë vetëm disa nga këngëtarët që kanë publikuar së fundi këngë dhe videoklipe të reja. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emra të njohur dhe të suksesshëm, por sa ia kanë qëlluar kësaj here me këngë? Gjithsesi, ka një këngë që po pëlqehet më shumë.

Marrë parasysh se si ka nisur viti në skenën tonë muzikore dhe si është për momentin, duket se do të jetë në përgjithësi një vit me pak hite.

Përveçse këngëtarët janë të fokusuar më tepër në koncerte, ka edhe arsye të tjera që bëjnë për të parashikuar se kjo nuk do të jetë vera e hiteve.

Pikërisht, Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Tuna dhe disa emra të tjerë të njohur ka mundësi që t’i mungojnë kësaj vere, dikush që është përqendruar se skena ndërkombëtarë e të tjerë edhe për arsye personale.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e këngëtarëve janë të fokusuar në një depërtim në skenën e huaj, sado i vogël që mund të jetë. Dhe, kjo edhe për shkak të rasteve konkrete siç ishte ai me Era Istrefin, e cila nga Kosova me këngën “Bonbon” arriti dëgjohet gjithandej duke e bërë tashmë të njohur.