Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Penelope Cruz dhe Donatella Versace, një brune në rolin e një bionde

Bionde, elegante dhe shumë moderne , si personazhi që interpreton.

Penelope Cruz, 43 vjeç, heq dorë nga të qenit brune dhe bëhet bionde si Donatella Versace, motra e stilistit Gianni Versace i vrarë në 1997 në vilën e tij në Miami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja fotografitë e para që e kapin në këtë rol të pazakontë në setin e sezonit të ri “American Crime Story”, që do të transmetohet në 2018 dhe që i dedikohet pikërisht vrasjes së stilistit, të interpretuar nga Edgar Ramirez.

Është një Donatella më e re ajo e interpretuar nga Penelope Cruz, por kanë kanë kaluar edhe 20 vite që kur stilisti i njohur u vra nga Andrew Cunanan, i varur nga drogat, por që disa ditë pas vrajses vrau edhe veten.

Aktorja spanjolle duket shumë rehat me paruken bionde dhe që i bën shumë nder motrës ikonë të stilistit, që ka humbur jetën.

Stilisti u vra me pistoletë në shkallët e banesës së tij në Miami Beach. Në film Ricky Martin do të jetë Antonio D’Amico, shoku historik i stilistit, ndërsa Darren Criss do të jetë vrasësi Andrew Cunanan.

“Versace: American Crime Story” shënon debutimin televiziv të Cruz, që ka fituar çmimin Oscar në 2009 në filmin “Vicky Cristina Barcelona”.

{gallery}