Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande zyrtarisht pezullon turneun

Këngëtarja amerikane Ariana Grande zyrtarisht ka pezulluar turneun pas sulmit në koncertin e saj në Manchester, Angli, që la të vdekur 22 persona.

Grande ishte paraparë që të mbante edhe dy koncerte gjatë kësaj jave në Londër si pjesë e turneut “Dangerous Woman”. Megjithatë, të dy koncertet janë anuluar bashkë me performancën e saj të planifikuar për 5 qershor, ka njoftuar labeli i këngëtares, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Manchester turneu ‘Dangerous Woman’ me Ariana Granden është suspenduar deri të analizohet situata dhe të tregojmë respekt për viktimat. Mënyra jonë e jetesës është kërcënuar sërish, por do ta tejkalojmë bashkë”, thuhet në njoftim.

Një shpërthim i madh në Manchester Arena në fund të koncertit të Grandes të hënën la të vdekur 22 persona dhe të lënduar dhjetëra të tjerë.