Nga sulmi i mbrëmshëm në Manchester mbetën të vdekur 22 persona e 120 tjerë të lënduar.
Koncerti i cili ishte organizuar nga këngëtarja Ariana Grande, u kthye në tragjedi pas sulmit vetëvrasës nga pjesëtar të ISIS-it, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, këngëtarja Ariana Grande ka shkruar në rrjetin e saj social Twitter, ku ka thënë se ndihet shumë keq pas asaj që ndodhi.
“E thyer. Nga thellësia e zemrës, ju kërkoj shumë falje. Jam pa fjalë”, ka shkruar ajo.
Edhe menaxheri i këngëtares, Scooter Braun, ka shkruar në Twitter-in e tij në lidhje me këtë sulm.
“Sonte zemrat tona u thyen. Fjalët nuk mund të shprehin keqardhjen tonë për viktimat e këtij sulmi të pakuptimë”, ka shkruar ai.