Ariana Grande ka anuluar pjesën e mbetur të turneut të saj europian, përfshirë edhe koncertin që do të mbahej të enjten në Londër, pas sulmit të dyshuar terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Manchester, në të cilin kanë vdekur 22 persona dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Sipas TMZ-së, Ariana ka suspenduar përkohësisht koncertet që do t’i mbante në Britani, Belgjikë, Poloni, Gjermani dhe Zvicër, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim prej ekipit të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimet e afërta me këngëtaren i kanë thënë TMZ-së se ylli i muzikës pop është tmerruar nga sulmi dhe nuk mund të performojë, derisa ekipi i saj ka shprehur shqetësim për siguri.