Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kushtrim Sheremeti, mes aktrimit, politikës dhe televizionit

“Goxha fillova mu ba marak që s’po thirr Expresss-i”, shprehet aktori Kushtrim Sheremeti në fillim të bisedës në emisionin Express në KTV.

Pikërisht, ka kaluar kohë që aktori Kushtrim Sheremeti nuk ka qenë pjesë e emisionit “Express” dhe kjo për shkak të angazhimit të tij në politikë viteve të fundit, gjë që nënkupton se rrjedhimisht angazhimet në aktrim kanë qenë më të pakta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket teatrit, janë bërë tre vjet që Sheremeti nuk ka luajtur në të. Mirëpo, thotë se e ka përcjellë punën e kolegëve të tij.

Ndërkohë, ka pasur disa role në projektet filmike përgjatë këtyre viteve të fundit.

Një kohë, aktori ishte i pranishëm në televizion me emisionin e tij “N’darkë”, i cili ishte transmetuar në KTV. Por, a mund të pritet një rikthim i tij në televizion?

Angazhimi i tij i ri i ka sjellë aktorit shumë udhëtime, për të cilat thotë se ishin eksperiencë ndryshe.

Pritet të shihet se cili do të jetë tutje rrugëtimi i Kushtrim Sheremetit në aktrim, televizion apo edhe në politikë.