Pikado, sport qindravjeçar i vjetër, po evoluon edhe në Kosovë.
Ky sport të ne luhet me dekada, por më shumë në formë rekreacioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, tani në turneun e parë të mbajtur në Prishtinë, aktorë, piktorë, këngëtarë, gazetarë, inxhinierë, IT e profile të tjera, që të gjithë me pasion Pikadon, sfiduan njëri-tjetrin, të ndarë në profesionistë e rekreativë dhe atë për më shumë se 6 orë gara, transmeton emisioni Express në KTV.
Gara e mbajtur në ambientet e lokalit “American Sport Bar”, përveç garuesve nga Kosova, mblodhi në një vend edhe të tjerë nga rajoni.
Fitues në kategorinë e rekreatorëve doli aktori Ernest Zymberi, i cili e nisi me humbje turneun, por u rikthye në mënyrë triumfale më pas.
Ndërsa Kushtrim Qerimin, pjesëmarrja në këtë garë e kthen atë në fëmijëri.
Madje, aktorët e “O sa mirë” tregojnë se si gjatë xhirimeve, janë freskuar me pikado, por pa ndonjë rezultat të lartë efikasiteti.
Ndërsa për këngëtarin Hekuran Krasniqi, pjesëmarrja në këtë turne ka qenë freski, krahas aktiviteteve të përditshme. Ai për më tepër u shpreh se është pasionant i këtij sporti, i cili për fat të keq, në Kosovë nuk ka qenë shumë i zhvilluar.
Sensacioni i instagramit Shpëtim Hajdini e vlerësoi shumë nismën e këtij turneu, edhe pse humbjen assesi ta pranojë si të mirëqenë.
Garat janë mbajtur edhe në kategorinë e profesionistëve, derisa organizatorët kanë paraparë që ky organizim të jetë i përvitshëm.