Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zërat që i mungojnë finales së “The voice of Albania”

Zërat mbresëlënës të tyre nuk do të dëgjohen në finalen e edicionit të gjashtë të “The voice of Albania”.

Është kjo dyshja e artistëve nga Ferizaj, Shpend Hysaj dhe Laureta Hasani, të cilët lanë gjurmë me paraqitjet e tyre në këtë spektakël muzikor, ndërsa gjatë fazave të interpretimit, u konsideruan kandidatë potencialë për të dalë triumfues në garë, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, eliminimi në fazën e gjysmëfinales nga ky talent-show vetëm sa i ka motivuar për ta realizuar ëndrrën e tyre në sferën e muzikës.

Laura ishte pjesë e skuadrës së këngëtares Rona Nishliu, ndërkohë Shpendi, i cili çdo fitore që e shënonte drejt finales ia dedikonte aktivistit të ndjerë Astrit Dehari, ishte në ekipin e Alban Skenderajt.

Që të dy treguan për emocionet, të cilat i përjetuan në momentin e largimit nga kjo garë.

Artistët thanë të jenë mirëpritur nga organizatorët e “The voice of Albania”.

Lis Asllanja, Kliniti Collaku, Anxhela Elmazi dhe Lidia Lufi do të ballafaqohen në betejën e finales, ndërsa Shpendi dhe Laureta dhanë opinionin e tyre se kush e meriton të jetë fitues.

Shpend Hysaj, pas paraqitjes në këtë talent show, theksoi se është në kërkim të zhanrit që i përshtatet për të vazhduar me këndim, ndërsa Laureta u shpreh se dëshiron të pushojë për një periudhë, pastaj t’i rikthehet muzikës me anë të baladave që mbeten një nga preferencat kryesore të saj.