Potencialin që e ka për muzikën rap hip-hop ai ka filluar ta shfaq kohët e fundit.
Njëzet vjeçi nga Gjilani, pas dy projekteve të publikuar tashmë po cilësohet të jetë tejet i talentuar me repturën që e sjell në rep skenën vendase, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFeronit Shabani, Fero është në prag të lansimit të projektit të tij të tretë muzikor.
Reperi i labelit “On Records”, në dhjetor të këtij viti solli me rep-këngën “Feromeni”.
Fero, në kuadër të “On Records”, realizoi këngë bashkëpunuese me Endrin, ndërsa ai në korrik të këtij vitit do ta publikojë këngën me Baby G, me të cilën mediat në vend kishin raportuar se janë në lidhje dashurie.
Reperi Fero theksoi se brenda 2017-ës, pritet t’i publikojë katër projekte muzikore, derisa ai në vazhdimësi po përgatitet ta krijoj albumin e parë muzikor të karrierës.