Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paul McCartney i The Beatles, pjesë e filmit “Pirates of Caribbean”

Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney, ka tronditur Twitterin kur konfirmoi rolin e tij në filmin e ardhshëm “Pirates of Caribbean: Dead Men Tell No Tales” (“Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla”).

McCartney ka nxjerrë në shesh këtë lajm përmes posterit të personazhit të tij, ku 74-vjeçari është i veshur si pirat dhe gjithashtu i ka edhe flokët dhe grimin e piratëve, shkruan Entertainment Weekly, transmeton atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disney ka konfirmuar këtë lajm duke e shpërndarë postimin e yllit të rokut në faqet e rrjeteve sociale zyrtare të filmit.

Nuk dihet ende nëse ai do të ketë vetëm një pjesë të vogël në film apo një rol të rëndësishëm, pasi sipas faqes së filmave IMDb roli i tij është “Roja e Burgut nr2”, por se kjo ende nuk është konfirmuar nga Disney.

McCartney me pjesëmarrjen në këtë film, i është bashkangjitur rokerit tjetër legjendar të Rolling Stones, Keith Richards, i cili ka luajtur rolin e babait të personazhit të Johnny Depp, kapitenin Teague.

Filmi “Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla” do të shfaqet me 26 maj.

Image