Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira nxjerr një album të ri më 26 maj

Këngëtarja kolumbiane Shakira njoftoi rreth 45 milionë abonentë në Twitter se në 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj “El Dorado”.

Bëhet fjalë për albumin e njëmbëdhjetë të këngëtares 40 vjeçare, një nga artistet latine që ka shitur më shumë disqe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik që eksploruesit e parë spanjollë tentuan të zbulonin shekuj më parë në vendilindjen e saj në Kolumbi.

Përpara këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi , “Chantaje”, një duet me këngëtarin kolumbian Maluma.

Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 millionë shikime në Vevo. Muajin e kaluar, ajo lançoi një këngë tjetër “Me Enamore”,ku ajo flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë.

Albumi i saj i fundit është i 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj. Çifti është takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué.

{gallery}