Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chastain kërkon ndryshimin e Hollywoodit

Aktorja Jessica Chastain ka kërkuar ndryshim rrënjësor në industrinë e filmit.

Në një intervistë për BBC News, ylli i filmave “Zero Dark Thirty” dhe “Miss Sloane”, ka paraqitur pesë mënyra se si mund të ndryshohet përmbajtja në Hollywood, pasi deri më tani ka mbetur e zhgënjyer me përmbajtjen e kësaj industrie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë kritikët e filmave duhet të hapin mendjen, ndërsa ka shtuar se mësimi i vargjeve duhet të jetë natyra e dytë e aktorëve.

Sipas Chastain kompanitë filmike duhet të krijojnë më shumë filma me aktore dhe ka thënë aktorët gjatë filmit duhet më pak të bisedojnë e më shumë të veprojnë. Krejt këto ndryshime ajo i ka kërkuar që audienca të sfidohet më shumë nga filmat.