Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Express Music sonte në KTV

Express Music vjen sonte në KTV me të rejat e fundit nga kultura dhe showbiznesi vendor dhe ai ndërkombëtar.

Prapaskenat e shfaqjes së baletit “Drejtësi Tranzicionale” me koreografi nga amerikania Christie Coleman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Publikohet pa autorizim kënga e re e Era Istrefit?! Menaxheri i këngëtares, Faton Shoshi ka thënë për emisionin “Express” se ka paditur njërin prej pronarëve të kompanisë “On Air Music”. Detajet për këtë rast i kuptoni sonte në Express.

“Brit Awards” nderon më të mirët në muzikë, dy çmime i takojnë artistit të ndjerë britanik David Bowie, në këtë ceremoni ishin të pranishme edhe dy yjet me prejardhje kosovare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Publikohet videoklipi i ri i Katy Perryt, “Chained to the rythm'”.

Fillon Java e Modës në Milano, prezantohet koleksioni më i ri i markës Gucci.

Nga biseda në studio, do të mund të kuptoni për ekspozitën “Peizazh i kuq” e artistes Doruntina Kastrati, e cila do të hapet të premten në Qendrën për Art Bashkëkohor “Stacioni”. Të ftuara: autorja e ekspozitës Doruntina Kastrati dhe Vala Osmani, kuratore e ekspozitës.

Këto dhe më shumë materiale mund t’i ndiqni në ora 18:00 në KTV.