Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, shmangu trendin e zakonshëm të fustaneve për parakalim në Brit Awards, duke përdorur veshje serioze.
Me xhaketë dhe pantallona të zeza, Dua shfaqi trupin e saj, duke mahnitur mediat e pranishme në tepihun e kuq të ndarjes së çmimeve Brit Awards që u mbajt të mërkurën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards ishte kosovarja tjetër Rita Ora, të cilën tabloidi Daily Mail e ka quajtur “Perëndesha jeshile” pas paraqitjes së këngëtares në tepihun e kuq.
Perëndesha jeshile: Rita Ora është siguruar se ajo është bukuroshja e mbrëmjes, transmeton Koha.net.
“Këngëtarja e ‘Hot Right Now’ është shfaqur si një princeshë e përrallave me fustan të gjelbër që shkëlqente në tyl”, shkruan Daily Mail.
Rita përfundoi veshjen e saj me një xhaketë të maskuar, me një make-up me tone të tokës.
{gallery}