Është një prej personazheve, i cili u bë i njohur për publikun e gjerë, përmes videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Vine-sat, por edhe coverat e shumtë kanë bërë që Arjan Lekaj të jetë i ndjekur nga rreth 60 mijë persona në instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke e parë suksesin e deritanishëm që ka pasur, Arjani ka vendosur ta fokusojë energjinë e tij edhe në një talent tjetër që ka, në muzikë.
Ai shumë shpejt do ta publikojë këngën e tij të parë, e cila do të vijë edhe me videoklip.
Siç dihet tashmë, konkurrenca në skenën muzikore në Kosovë e Shqipëri është e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht edhe depërtimi është i vështirë.
Arjani sa i përket kësaj u shpreh në “N’Gas’z” të KTV-së se beson shumë që publikun do ta ketë pas, njëjtë siç e ka pasur deri më tani në realizimet e tij.
Edhe pse këngëtari ka kontakte me këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, u shpreh se njëherë për njëherë dëshiron që të jetë i vetëm në muzikë dhe ta shohë reagimin e publikut.
Projekti i parë muzikor nga Arjan Lekaj do të publikohet në muajin qershor.