Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Babai i Paul Walker thyen heshjten

Babai i yllit të Hollivudit, Paul Walker, ka folur për dhimbjen, për largimin e djalit dhe luftën e vazhdueshme për të kuptuar vdekjen e djalit të tij edhe katër vjet më vonë.

Në një intervistë emocionuese për DailyMail, Paul Walker Sr, ka folur dhe mbi filmin e fundit “The Fate and the Furious”, i pari film pa aktorin e ndjerë. Walker thotë se vazhdon ende të mos e pranojë vdekjen e djalit të tij dhe e kishte me dy mendje për të parë filmin e ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam më i mbyllur tani, nuk dal shumë pasi më rrëzoi vdekja e Paulit. Kam miqtë e mi të mirë, me të cilët mbaj kontakte, dhe më kanë mbështetur dhe janë treguar shumë të mirë me mua. E vetmja gjë e mirë që shoh është që Zoti e mori në shtëpinë e vet. Vetëm këtë qetësi mund të gjej”, ka thënë ai për intervistën ekskluzive për Daily Mail, transmeton tch.

Ai mban gjallë kujtimet e djalit të tij duke shkruar gjërat që Paul thoshte në media.

“Vdekja e Paulit më ka ndryshuar për më mirë. Jam bërë më i vëmendshëm, ashtu siç ishte ai. Jam më i vëmendshëm për njerëzit dhe bëj disa nga gjërat që ai ka thënë.... mbaj një gazetë dhe kujtoj gjërat që Paul ka thënë kur ka qenë i vogël dhe i shkruaj. Nuk mund ta besoj se sa i thellë ishte ai në një moshë aq të re. Ato ishin mendime origjinale që vinin prej tij”, vijon i përlotur i ati.

Walker thotë se e ka parë filmin e fundit të miqve të bashkuar, dhe beson se djali i tij, i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë në vitin 2013, do të ishte i lumtur që filmi vazhdoi pa të.

“Të tregohem i ndershëm, nuk isha i sigurt nëse doja ta shihja. Por kur e pashë, fatmirësisht i rrethuar nga miqtë, disa që e njihnin Paulin që kur ishte fëmijë i vogël, dhe ishte i mrekullueshëm. Ishte film i bukur. Mendoj se Paul do e donte shumë. Mund ta shoh tek më thotë ‘Babi, duhet ta shohësh, është çmenduri’. Pikërisht këtë do më thoshte”, përfundon Walker.