Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Watson fituesja e çmimit të parë në MTV Movie & TV Awards

Emma Watson është fituesja e çmimit të parë në MTV Movie & TV Awards që u mbajt mbrëmë në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Watson fitoi çmimin e parë në performancën e saj si e bukura tek filmi “Beauty and the Beast”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përpos ndarjes së çmimeve tradicionale të televizionit, rrjeti hoqi dorë nga ideja e “aktorit dhe aktores më të mirë”, duke vendosur që tani kategoria e interpretuesit që ka lënë më shumë mbresë të jetë neutrale sa i takon gjinisë.

“Aktrimi ka të bëjë me aftësinë për t’u vënë në vendin e dikujt tjetër dhe nuk ka përse ndahet domosdoshmërish në dy kategori të ndryshme”, tha aktorja.

“E bukura dhe bisha” mori edhe çmimin e “filmit më të mirë” dhe për këtë, regjisori Bill Condon falënderoi publikun femëror.

E vlerësuar doli nga mbrëmja edhe 13-vjeçarja Millie Bobby Brown, e cila ka mahnitur me interpretimin e saj në “Stranger Things”.

“MTV Movie and TV Awards” nisi si çdo shfaqje tjetër në Los Angeles, me yjet e veshur lehtë, si për mot të ngrohtë dhe, ndonëse organizatorët ishin paralajmëruar mbi mundësinë e një shiu të lehtë, breshëri i fortë që parapriu ceremoninë i gjeti krejtësisht të papërgatitur.

{gallery}