Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West mbyll llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram

Kanye West duket se ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet shoqërore Twitter dhe Instagram.

Të dyja llogaritë nuk ishin funksionale të premten, për arsye të panjohura. Përfaqësuesi i reperit nuk është përgjigjur në postën elektronike të shtunën, për të komentuar se çfarë është duke ndodhur, transmeton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

West nuk mori pjesë në Met Gala të hënën. Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian ishte atje së bashku me tri motrat e saja dhe tha se bashkëshorti i saj ndodhej në shtëpi. Ajo tha se West ka marrë pak kohë për të pushuar dhe se kjo po i pëlqen shumë, transmeton kp.

Në nëntor të vitit të kaluar, West ishte pranuar në Qendrën Klinike UCLA në Los Anxhelos për shkak të problemeve me gjumë dhe lodhje, për shkak të të cilave kishte anuluar turin e tij në Saint Pablo.

Muajin tjetër, reperi bëri një vizitë që bëri publicitet të madh në Kullën Trump. Ai shpjegoi vizitën në një seri të “cicërimave” në Twitter, por më vonë i fshiu të gjitha.