Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Linda Halimi realizon provën e dytë në skenën e Eurovision

Tiranë, 4 maj - Shqipëria do të performojë e katërta në natën e parë të gjysëm finales së Festivalit Evropian të Këngës Eurovizion, më 9 maj, ku do të marrin pjesë 18 shtete.

Artistët kanë filluar të kryejnë provat e dyta në skenën e Eurovisionit, ku përfaqësuesja e Shqipërisë Lindita Halimi ka performuar në skenë këngën “World”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipëria do të performojë e katërta me radhë në natën e parë të gjysmë finales, më datë 9 maj, ku është paraparë që të performojnë 18 shtete.

Këngët të cilat përfaqësojnë Suedinë, Gjeorgjinë dhe Australinë do performojnë para Shqipërisë e cila këtë vit prezantohet me këngën “Botë” nga Linda Halimi.

Ndërsa në natën e dytë të gjysmëfinales, më 11 maj do të paraqiten këngët e 19-të shteteve. Pas natës së dytë të gjysmëfinales do të bëhet publike edhe renditja e këngëve për natën finale, e cila do të mbahet në 13 maj në Ukrainë. Me këngën “Botë”, Linda Halimi ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 55-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së.