Pas një viti të vështirë aktori Brad Pitt është rikthyer në ballinën e revistave të njohura.
53-vjeçari së fundmi është shfaqur në ballinën e revistës së famshme “GQ”, për herë të parë që prej ndarjes nga aktorja Angelina Jolie në gushtin e vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i filmave u paraqit ndryshe në tri ballina të revistës. Për këto foto aktori së bashku me fotografin e revistës kanë udhëtuar në “White Sands National Monument”, “Carlsbad Caverns National Park” dhe “Everglades National Park”.
Aktori pastaj ka pasur një intervistë personale, të cilën “GQ” e ka quajtur si bisedë reflektive për “dashurinë, humbjen, atësinë dhe se si të ecni përpara pas shumë problemeve”.

