Dren Abazi është pa dyshim ndër këngëtarët më të talentuar dhe të dashur për publikun shqiptar. Përveç talentin që ka në muzikë, Dreni është i adhuruar edhe nga gjinia femrore për shkak të pamjes së tij.
Por përveç këtyre, Dreni njihet edhe si një njeri mjaft human ku nuk nguron të ndihmojë njerëzi në nevojë. Iniciativa e fundit e këngëtarit është dhurimi i gjakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka ardhur nga Prishtina në Tiranë, vetëm për të dhuruar gjak për njerëzit që kanë nevojë. Në një intervistë për “Da’Sara Show” në Report Tv, Dreni ka treguar më shumë rreth kësaj iniciative.
“Kjo nuk është hera e parë që unë dhuroj gjak. Kam ardhur nga Prishtina vetëm për këtë gjë. Është një proces që nuk të mundon, por që të bën të ndihesh shumë mirë pasi ndihmon dikë tjetër”, është shprehur Dreni.
Dreni ka dhënë gjithashtu një lajm shumë të mirë për vajzat. Ai vazhdon të mbetet single, pasi nuk ka asnjë vajzë për momentin në jetën e tij.
“Nuk kam asgjë të re në jetën time. Vazhdoj të jem njësoj”, ka treguar Dreni.
Për të zbuluar më shumë rreth jetës, karrierës dhe projekteve të Dren Abazit, mund të shikoni videon e bashkëngjitur.